Zara Tindall është padyshim një nga personazhet e famshëm që njihet për stilin e saj të veçantë në veshje. Por me paraqitjen e saj të fundmi i ka kaluar paksa të gjitha pritjet.

41-vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj, Mike Tindall, ishin të ftuar në darkën e Krishtlindjes së Mbretit Charles dhe gruas mbretërore, Camilla, në Kështjellën Windsor.

E pikërisht në këtë darkë me familjen mbretërore, Zara bëri diferencë nga të ftuarit e tjerë. Ajo është fotografuar duke dalë nga Kalaja dhe ka lënë të gjithë pa fjalë me stilin e saj.

Zara ka zgjedhur të veshë një mini fustan me stampa blu me mëngë dhe dekolte mbresëlënëse të markës ME+ EM, me vlerë 345.00 euro, ideal për një look dimëror.

Ajo e ka kompletuar pamjen e saj me një pallto të zezë. Flokët e saj i mbante me chignon të ulët, ndërsa grimi ishte në tone natyrale.

Kjo ishte pamja e re e vajzës së Princeshës Anne, pas performancës së saj të fundit në Westminster Abbey në koncertin e Krishtlindjeve të Princeshës së Uellsit, ‘Together At Christmas Carol’.