
Një vajzë e cila ngarkoi aksidentalisht një video të saj duke teshtitur para se të shkonte në shtrat ishte shtangur kur zbuloi se klipi u bë viral teksa ajo flinte.
Jiddana Dusturia e cila jeton në provincën indoneziane të Banyuwangi, postoi gabimisht pamjet e saj duke teshtitur në TikTok.
Nxënësja e shkollës së mesme u trondit kur pa që klipi kishte grumbulluar mbi 10 milion shikime në më pak se një javë.
Pamjet tregojnë vajzën, e cila njihet nga miqtë si Grina, duke u ulur për t’iu drejtuar kamerës përpara se të teshtinte papritmas.
Duke pranuar dështimin, Jiddana ndaloi xhirimet dhe bëri plane për të ribërë videon më vonë.
Sidoqoftë me atë veprimi tërhoqi vëmendjen e 10 milionë shikuesve.