Prej mbrëmjes së djeshme, Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana ndodhen në një dhomë të ndarë prej banorëve të tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.

Ata u dënuan nga Vëllai i Madh për shkak të prishjes së rregullave. Ditën e sotme Klajdi ka vendosur që të hapet me Rozanën, edhe pse me të ka patur debate mjaft të forta me të.

Këngëtari i ka zbuluar një sekret banores, duke i thënë se ka qenë i dashuruar me këngëtaren e dashur për publikun, Elvana Gjata.

Pjesë nga biseda:

Rozana: Ke pasur një lloj dashurie për Elvanën?

Klajdi: Po tani

Rozana: Ti ke ndjerë për Elvanën?

Klajdi: Po diçka ashtu

Rozana: Shih shih Klajdi

Klajdi: Tani sytë në ballë i kam edhe unë

Rozana: Jo, jo

Gjesti: Për cilën Elvanë?

Rozana: Elvana Gjatën

Gjesti: Seriozisht?

Rozana: Kur kanë qenë tek Ethet. A je ke thënë?

Klajdi: Jo

Gjesti: Jo, e ça qenka kjo punë

G-Bani: Sa i madh, ça qenka kjo punë

Rozana: Ke rënë në dashuri në atë kohë?

Gjesti: O Klajd edhe unë e pëlqej Beyonce, po kurrë s’ia kam shprehur

Klajdi: E kisha përditë aty, koncerte në Kosovë

Rozana: Kanë punuar bashkë. Ajo e ka ndjerë atë gjënë tënde

Klajdi: Nuk e di