Marrëdhënia e dyshimtë mes Krisitit dhe Zaza-ës ka bërë shumë zhurmë pas reagimit të kësaj të fundit.

Opinionisti i “Fan Club”, Ardit Çuni ka reaguar në lidhje me diskutimin gjatë spektaklit të djeshëm, ku sipas tij u normalizua “tradhtia” që Kristi mund të ketë bërë. Ai solli në vëmendje rasti ne Kledit, banori i sezonit të parë të Big Brother VIP, i cili sipas tij “u masakrua” pasi doli në një takim me Beatrix, edhe pse kishte një lidhje jashtë.

“Nuk e kuptoj pse është ky standard i dyfishtë. Vitin e kaluar Kledi, i cili kishte një lidhje jashtë, doli thjesht në një takim me Beatriks dhe ai u masakrua. Por këtë herë, ajo e Kristit u normalizua. Më vjen keq nëse Kristi po  përdor Kristin. Nga deklaratat që ai jep duket sikur ai po e përdor, por të shohim si po vazhdon. Do shohim si do reagojë, ndoshta dhe ajo po e përdor.”- tha Arditi.