E ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Kleoniki Delijorgji, për të folur më shumë për disa nga deklaratat e saj virale në rrjet, por jo vetëm…

Stenaldo: Ke bërë një deklaratë shumë interesante ndaj atyre djemve që të shohin ndërsa kanë partneren në krah. Sa ndodh kjo?

Ndodh shumë shpesh dhe më vjen shumë keq brenda vetes sime, që unë objektizohem në një mënyrë të tillë, e para e punës. Dhe e dyta, ndihem shumë keq për vajzën në krah të atyre meshkujve. Më ka ndodhur edhe mua që të jem me një mashkull dhe t’i kthejë sytë nga një femër tjetër. E kam rrahur. Nuk i pranoj këto gjëra, jo. Disrespect nuk ka.

Stenaldo: Po të ishe në një marrëdhënie me mua do ishe shumë e sigurt.

Kleoniki: Nëse do ishe me mua, nuk do t’i ktheje sytë Stenaldo.