Një incident i pazakontë dhe shqetësues ka ndodhur në një restorant sushi në Hong Kong, ku një klient zbuloi një parazit të gjallë duke lëvizur në pjatën që sapo i ishte servirur.
Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi të premten e kaluar në një restorant sushi në zonën e Causeway Bay. Klienti, sapo mori porosinë e tij, vuri re se mes copave të sushit po lëvizte një organizëm i vogël, i cili dyshohet të ishte një parazit. I tronditur nga ajo që pa, ai regjistroi menjëherë videon dhe e publikoi në rrjetet sociale, ku pamjet u përhapën me shpejtësi dhe u bënë virale.
😳 A customer at a Hong Kong sushi restaurant received an unexpected “bonus” with the order
— NEXTA (@nexta_tv) May 11, 2026
A social media user said that while having dinner at a sushi restaurant in Causeway Bay on Friday, they discovered a wriggling parasite in one of the dishes.
The sushi turned out to be a… pic.twitter.com/8UWYkPnw2F
Përdorues të shumtë reaguan me habi dhe neveri ndaj videos, ndërsa disa komentuan me ironi situatën. “Sushi ishte shumë i freskët”, shkroi një përdorues në komentet që shoqëronin videon.
Sipas medias turke Haberler, deri tani nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga restoranti dhe nuk dihet ende nëse autoritetet lokale kanë nisur një hetim lidhur me incidentin.
