E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” ka qenë ish-banorja e këtij edicioni të Big Brother VIP, Edisa Demollari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe gjithashtu ka rrëfyer më shumë nga jeta personale.

A beson akoma Edisa te çifti Brikena-Mateo apo është ende skeptike?

Në dasmën e Brikenës e kemi tundur dhe jemi kënaqur sepse lamë mënjanë lojën. Ka pasur një super atmosferë dhe përtej pjesës së lojës me thënë të drejtën unë uroj që t’i ketë lindur realisht dashuria sepse është gjëja më e bukur në botë. Jo vetëm Brikenës, por çdo vajzë ia uroj që të gjejë njeriun e zemrës.

Më tej ajo shtoi se:

Koha do ta tregojë, nuk mund të jap koment. Unë jam një njeri që kam dëshirë që ta shoh me syrin pozitiv dhe t’i besoj dashurisë kështu që do më kishte pëlqyer që ata të dashuroheshin realisht.