Këngëtari i famshëm, Marc Anthony, është bërë baba për herë të shtatë. Partnerja e tij, Nadia Ferreira, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, foshnja ka lindur më 18 qershor, një ditë shumë e veçantë për 54-vjeçarin pasi ishte “Dita e Babait”.

Marc dhe 24-vjeçarja postuan një foto bardh e zi.  “Koha e Zotit është gjithmonë perfekte”, tha këngëtari. “Gëzuar ditën e baballarëve”, ka përfunduar postimi i tij.

Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth lindjes së foshnjës. Gjithashtu nuk dihet nëse foshnja është djalë apo vajzë, diçka që është mbajtur sekret që nga dita që të dy zyrtarizuan shtatzëninë.

Për Nadia, kjo është hera e parë që bëhet nënë, ndërsa për Marcin është hera e shtatë.

Ai ka një vajzë nga lidhja me Debbie Rosado në vitet 1990. Gjatë asaj lidhjeje, këngëtari adoptoi edhe Alexin, djalin e madh të Debbie nga një lidhje e mëparshme, kështu që djali mban mbiemrin Muñiz.

Më pas këngëtari u martua me Dayanara Torres – nga viti 2000 deri në 2004 – dhe pati dy djem, Cristian dhe Ryan. Dhe në martesën e tij të dytë, kur u martua me Jennifer Lopez, ai ka edhe binjakë Emme dhe Max.