Romanca mes Harry Styles dhe Zoë Kravitz duket se ka marrë një kthesë të papritur dhe serioze. Sipas raportimeve të fundit, dyshja thuhet se janë fejuar, duke e çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel, vetëm tetë muaj pasi u bënë çift.

Burime pranë tyre kanë treguar për Page Six se këngëtari është “kokë e këmbë i dashuruar”, ndërsa miqtë e tyre nuk janë aspak të surprizuar nga ky hap i madh.

Dyshimet për fejesë nisën pasi aktorja u shfaq me një unazë të madhe diamanti në gisht gjatë një vizite në London, ku çifti kaloi kohë romantike larg syve të publikut.

Sipas Daily Mail, ata janë parë shpesh së bashku muajt e fundit, në qytete si Rome dhe Brooklyn, duke forcuar gjithnjë e më shumë lidhjen e tyre.

Kjo do të ishte fejesa e parë për Harry Styles, ndërsa Zoë Kravitz ka pasur më parë një martesë me Karl Glusman, nga e cila u divorcua në vitin 2021, si dhe një fejesë me Channing Tatum që përfundoi në vitin 2024.

Në intervistat e fundit, Styles ka lënë të kuptohet se është gati për të ndërtuar një familje dhe për të nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale, çka i jep edhe më shumë peshë zërave për fejesë.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë çifti, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh që kanë pushtuar rrjetin.