Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” janë të shumta mes banorëve. Valbona dhe Danja kanë bërë një sherr gjatë pasdites, ku gazetarja i drejtohet modeles duke i thënë ‘mos i përdor njerëzit’.

Madje në një moment duket se i kërkon llogari banores pasi e pyet ‘pse rri me G-Banin? Pse bëre këngë, pse e lëndon G-Banin?”.

Nga ana tjetër Danja i kthehet ‘se është kokrra e mashtrues’ dhe i kërkon që të largohet.

Pjesë nga biseda:

Danja: Kokrra e mashtrueses është, nga mëngjesi në darkë vetëm mashtron

Valbona: Për çfarë jam mashtruese?

Danja: Pusho, qepe aty

Valbona: Do t’a qep

Danja: Po t’a qepësh se po lë nam

Valbona: Qepe e para

Danja: Po lë nam

Valbona: Vazhdo me ofendimet. Të erdha në shtëpi unë me nejt me djalin që njihe ti?

Danja: Ik, mos më rri sipër kokës mua

Valbona: Prandaj jam e pisët?

Danja: Ça po bën tani?

Valbona: Prandaj jam e shëmtuar?

Danja: Nuk do merrem prapë me të njëjtin muhabet

Valbona: Po me G-Banin pse rri?

Danja: Ti e ke mendjen e pisët

Valbona: Pse bën këngë me G-Banin?

Danja: Duhet të të marr leje ty?

Valbona: Pse e lëndon G-Banin?

Danja: Vazhdo shih pëlqimin tënd, ç’punë ke me G-Banin

Valbona: Më është shprehur

Danja: G-Bani di të më shprehet mua, jo ty

Valbona:  Mos e lëndo, mos i përdor njerëzit siç më përdore mua, Laertin dhe G-Banin