Reperi i famshëm, Kanye West, ka gjetur një mënyrë se si të kthejë gjithë vëmendjen nga vetja teksa mori pjesë në shfaqjen e Burberry-t Pranverë-Verë 2023, në Javën e Modës në Londër.

Siç ndodh në shumicën e rastit, edhe kësaj radhe pamja e tij bëri që të ketë shumë diskutime në rrjetet spociale. Ish-bashkëshorti i Kim Kardashian ishte veshur me pantallona dhe xhaketë lëkurë të zezë. Por kombinimin më të çuditshëm e kishte bërë me këmbët, ku mbante veshur çorape të zeza dhe shapka me gisht.

Siç shihet nga fotografitë e publikuara nga mediat e huaja dhe që u bënë virale në rrjet, shapkat ishin të zeza dhe te rripat shkëlqenin nga kristale argjendi.

Kjo nuk është hera e parë që veshjet dhe zgjedhjet e West kanë shkaktuar konfuzion mes fansave dhe kritikëve. Shumë prej tyre nuk ishin adhurues të çizmeve Yeezy , të cilat ai i mbante praktikisht kudo muajt e fundit.