Aktorja e mirënjohur, Drande Xhaj, ishte një ditë më parë e ftuar në “E Diell” me Edi Manushin, ku foli për Teatrin në Shkodër, rolet e shumta në skenë dhe në ekran.

“Pasi mbaroi shfaqja Xhemali na priti në shtëpi, aty ishte Enver Halili, kunati i shokut Xhemal. Motra e Enver Halilit ishte gruaja e Xhemalit. Rastisi që na priti ai aty dhe ishte afër telefonit të shtëpisë. Ne ishim ulur, Xhemali nuk kishte mundësi të zgjatej për të hapur telefonin që po binte dhe i thotë Enver Halilit. Si duket ai i ka thënë shoku Xhemal dhe ky i tha jam kunati i shokut Xhemal. Aty plasi gazi më pas.

Ideja ishte e Paulin Selimit, por ishte puna e rolit kryesor, e Zef Dedës që ishte kunati. Janë bërë shumë prova, se është shumë e vështirë të gjesh karakterin, jo të gjitha gjenden ndonjëherë. Disa prova dhe një moment Zefi e gjeti dhe të gjithë bërtitëm, e mbeti në histori”, u shpreh aktorja e mirënjohur.