Komediani dhe aktori britanik, Ricky Gervais dhuroi rreth 2,5 milion paund për një grup bamirësish për kafshët nga të ardhurat e turneut të tij të fundit. 64-vjeçari tha se donacionet janë “për të festuar nën frymën e Krishtlindjes”. Të 22 shoqatat bamirëse që do të përfitojnë përfshijnë edhe dy nga Kent – “Flori’s Friends Animal Rescue” në Chartham Hatch dhe “Retreat Animal Rescue” në High Halden, bashkë me një në West Sussex, “Safe Haven for Donkeys” në Haywards Heath.
Ylli i “Office” dhe “Extras” postoi në Facebook:
Këto janë bamirësitë e mrekullueshme që kam zgjedhur. Gëzuar Krishtlindjet, krijesa!
Ai shtoi:
Mamaja ime gjithmonë thoshte se “nuk do t’i merrni me vete paratë”. Jo, nuk mundem mama. Por, mund të kisha blerë 30 motoskafe dhe të kisha bredhur me to rreth Mesdheut me shokët e mi. Sidoqoftë, tani është tepër vonë, shkruan Gervais. Gervais pati dhënë 1,9 milion paund për bamirësi në vitin 2023, pas një turneu të mëparshëm.
Përveç karrierës në stand-up/e, Gervais është i njohur si bashkëautor dhe rolin kryesor në sitcom-et e BBC-së “The Office”, “Extras” e “Life’s Too Short”, me Stephen Merchant. Po ashtu, krijoi, shkroi dhe luajti rol kryesor në “Derek” të Channel 4 dhe “After Life” të Netflix-it.



