Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në profilin e “Instagram”-it. Gjatë një bisede virtuale me ta, dikush e ka pyetur se si ndihet bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, kur i flasin keq për të.
“Si ndjehesh kur bashkëshortit çfarë nuk i thonë për ty, fjalët më negative, e si ndihet ai?”, ishte pyetja drejtuar Kiarës, e cila i ka kthyer përgjigje menjëherë:
“Kur dikush flet keq për ty, zakonisht tregon më shumë për gjendjen e tij se për ty. S’më prek, disa thjesht kanë nevojë për ndihmë, jo përgjigje”.

Tito shtoi gjithashtu se as partneri i saj nuk e merr mundimin të reagojë ndaj fjalëve të këqija apo shpifjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale.
“Pastaj Luizin e keni parë besoj që nuk merret me llafe dhe as nuk i bëjnë përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë”, ka përfunduar përgjigjen moderatorja.
Me këtë deklaratë, Kiara duket se dërgoi një mesazh të qartë për ata që përpiqen të përfshijnë çiftin në komente negative apo debate publike duke treguar se ata zgjedhin të qëndrojnë mbi negativitetin dhe të fokusohen në jetën e tyre.