Fushata e re reklamuese e aktores Sydney Sweeney ka shkaktuar reagime të ashpra, me shumë njerëz në mediat sociale që akuzojnë aktoren dhe kompaninë për promovimin e “propagandës naziste”. Fushata për “American Eagle” titullohet “Sydney Sweeney ka gjene/xhinse të shkëlqyera”. Loja me fjalët gjene dhe xhinse është fokusi kryesor i fushatës, por kjo qasje ka shkaktuar një valë zemërimi.

Në njërën nga reklamat, 27-vjeçarja shihet e veshur tërësisht me xhinse ndërsa ecën drejt një billboardi gjigant me foton e saj. Atje, ajo fshin fjalën Gjene me bojë të bardhë dhe e zëvendëson atë me Xhinse. Në një video tjetër, ajo shihet duke i mbyllur xhinset, ndërsa një zë shpjegon se si gjenet ndikojnë në tipare të tilla si ngjyra e flokëve, personalitet dhe tek ngjyra e syve.

Më pas, aktorja Sydney Sweeney, e cila ka sy blu, më në fund shikon në kamera dhe thotë: ‘Xhinset/gjenet e mia janë blu’. Kjo shprehje u pa si problematike nga shumë përdorues të TikTok, të cilët argumentuan se fushata nënkuptonte që tiparet gjenetike si flokët bjonde dhe sytë blu konsideroheshin superiore ndaj të tjerëve, një motiv që historikisht është shoqëruar me ideologjinë e supremacisë racore.