Ish-drejtoresha për përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve në Mal të Zi, Mirjana Pajković, ka bërë të ditur se është në proces të krijimit të një force të re politike.
Në një dalje televizive, ajo tregoi se partia e saj do të mbajë emrin “Stranka evropskog koraka slobode” (“Partia e hapit evropian të lirisë”), ndërsa shkurtimi do të jetë SEKS. Pajkoviq theksoi se synon të hyjë në parlament me këtë subjekt dhe se e konsideron veten tashmë pjesë aktive të politikës.
Ajo foli gjithashtu për profilin e saj në një faqe për të rritur, duke zbuluar se ka marrë kërkesa të ndryshme nga përdoruesit, mes tyre edhe një kërkesë për të pastruar shtëpinë për dy minuta pa qenë e detyruar të zhvishej.
Skandali shpërtheu pasi në rrjetet sociale u publikuan video intime ku ajo shfaqej së bashku me Vukšić. Në fund të vitit të kaluar, Pajkoviq ngriti tre kallëzime penale ndaj tij, duke e akuzuar për shpërndarje të paautorizuar të materialeve eksplicite. Autoritetet në Mali i Zi kanë nisur hetimet paraprake për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësit.




