Gazetari i njohur, Andi Vrapi, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur më shumë mbi organizimet dhe koncertet që bëhen sot në Shqipëri.
I pyetur se çfarë nuk shkon ashtu siç duhet në vendin tonë sipas tij, gazetari u përgjigj:
“Gjëja që çalon te ne shqiptarët, është që jemi mësuar dhe të mos paguajmë. Na kanë mësuar politikanët që të organizojnë koncerte falas dhe ne të mos paguajmë. Erdhi Jessie J nuk pagoi askush para. Erdhi Emeli Sandé, Rita Ora, Dua Lipa kur kanë ardhur për herë të parë, Bebe Rexha… Një sërë artistësh të tjerë kanë ardhur falas dhe jemi mësuar me këtë kulturën për të mos paguar. Nuk e kemi problem të shkojmë në një club dhe të harxhojmë 3 milionë lek brenda natës, por e kemi problem që të harxhojmë 100 euro për një biletë koncerti, që ndoshta është shumë herë më me vlerë kulturalisht dhe artistikisht se të dëgjosh DJ dhe të dëgjosh të njëjtin këngëtar duke kënduar playback.
Duhet të mësohemi me këtë. Prandaj koncerte si të Elvana Gjatës, Alban Skënderaj, Noizy, e shumë të tjerë që i kanë bërë në stadiumin Air Albania apo sheshe, janë një ogur i mirë sepse për herë të parë kanë paguar. Por unë mendoj që ardhja e artistëve apo organizime të tilla kulturore artistike, janë gjithmonë një gjë e mirë edhe ekonomikisht, sepse në botë për shembull ardhja e Taylor Swift apo Beyonce në një qytet, rrit ekonominë me gati 300% e shkakton inflacion çmimi. Impakti që organizime të tilla kanë në botë, në ekonominë e një qyteti apo vendi ku shkojnë, është shumë herë më e madhe sa ne mendojmë dhe shpesh ne e nënvlerësojmë.


