Organizatorët e turnetut të Beyonce, “Renaissance”, kanë paguar $100,000 për të mbajtur 98 stacione metrosh në Washington, hapur për një orë më shumë. E gjitha kjo ndodhi për shkak të motit të keq, si pasojë e të cilit, koncerti filloi me vonesë.

Për shkak të motit të keq, që mund të shkaktojë vonesa në koncertin e sotëm të turneut botëror të “Renaissance”, Metro do të zgjerojë me një orë më shumë orarin e mbylljes. Ora shtesë do të paguhet nga organizatorët e koncertit, të cilët do mbulojnë shpenzimet prej $100,000“, ka raporuar Washington Metropolitan Area Transit Authority.

Rreshjet e shiut kanë shkaktuar një situatë mjaft konfuze dhe kaotike në stadium, tregon Abby Phillip, i cili ishte mes fansave në stadium.

Ishte një nga ato momentet ku ishte një koncert i mrekullueshëm por eksperienca ishte paksa e frikshme“, shtoi