E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Tea Dupi, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Kur u pyet nga Atalanta në lidhje me konfliket e vajzave me njëra-tjetrën dhe djemve gjithashtu, Tea u shpreh se:

Unë e shoh në jetën e përditshme, BBV si format e pëlqej sepse ka gjetur mënyrën më të mirë që gjithësecili të njohë veten në dimensione që nuk e njeh  dhe jashtë. Shpeshherë duket ndonjëherë se njerëzit e zakonshëm po bëhen më VIP-a. po marrin më vëmendje. Sepse nuk të mjafton suksesi në një fushë apo daljet në TV apo promovimi diku që ti të quhesh VIP. Mendoj që njerëzit që influencojmë fort në shoqëri duhet të jenë njerëz që i kanë idetë e qarta në çdo gjë. 

Njerëzve u duhet një karrige për të ngritur veten në nivelin VIP dhe kur dalin në nivelin e zakonshëm ju duket zhgënjim nuk arrijnë më të kapin realitetin. 

Më tej ajo shtoi se:

Në jetën e përditshme lidhur me pyetjen e keqja femrave nga femrat ju vjen jo nga meshkujt. Për fat të keq meshkujt sido që të jetë janë shumë të zotë për ta mbështetur njëri-tjetrin. Këtë nuk e kanë kuptuar femrat kurrë. Realiteti tregon që ne nuk e mbështesim njëra-tjetrën. BBV është një realitet i madh i joni dhe nuk më bën përshtypje fare që ky realitet është i futur edhe aty. Edhe Big-u është një shkollë e madhe për të kuptuar që ajo që ne kemi jashtë reflektohet aty. Është një pasqyrë.