Ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” Aldor Nini për të na zbuluar gjithçka rreth statistikave dhe klikimeve të “Big Brother VIP”.
Lidhur me rrjetet sociale ai tha:
“YouTube ka një audiencë marramendëse sa i përket kohëzgjatjes. TikTok lidhet me moshën e re dhe viralitetin, ndërsa për fansat e flaktë që informohen për çdo dinamikë kryeson Instagrami”.

I pyetur se “ku ndiqet më shumë BBV?”, ai u përgjigj:

“35% e audiencës vjen nga Shqipëria, diku te 65% vjen nga jashtë Shqipërisë”.

Cili banor ka më shumë klikime, mes konflikteve dhe romancave si ajo e Brikena-Mateo?

“Rogerti ka një statistikë pak më të lartë në algoritëm. Konfliktet fitojnë klikimet e para, ngjallin reagim të menjëhershëm, ndërsa te pjesa romantike ndiqet më gjatë, por kanë atë mënyrën e vetë”, u shpreh Aldor Nini.