Ditën e sotme në emisionin “Për’puthen” në Top Channel është zhvilluar takimi i Josipit, djalit 25-vjeçar dhe Vlorës 34 vjeç. Gjatë takimit, por edhe në studio konkurrenti u shpreh se për të diferenca e moshës nuk është një problem ndërkohë që Vlora mendonte të kundërtën duke e arsyetuar se qëllimet nga të dy mund të mos ishin të njëjtat në lidhje me jetën dhe planet e të ardhmes.
Gjatë diskutimit në studio teksa po i përgjigjej Megit për pyetjen nëse i ka kaluar mosha për t’u martuar Josipi u shpreh se:
Meshkujve nuk i kalon afati kurrë. Janë si vera, çdo vit e më të mirë.
Megi e kundërshtoi duke i thënë se studimet thonë të kundërtën. Ama konkurrenti shtoi:
Nuk besoj se i kalon afati mashkullit, më shumë është për femrën. Sa më e re është më e dëshiruar që të jetë partnere e një mashkulli. Po flas në përgjithësi, meshkujt dëshirojnë një vajzë pa eksperienca. Biologjikisht çdo mashkull e kërkon një vajzë më të re që të krijojë një eksperiencë me të nga zero, jo një vajzë me eksperienca. Nuk po flas për veten.
