Sezoni i ri i “Për’puthen” ka nisur dhe përgjatë këtyre ditëve konkurrentët po prezantohen në studio me njëri-tjetrin. Pas prezantimit të Aleksandrës, konkurrentes më të vogël në program gjatë diskutimit djemtë dhanë mendimin e tyre për të dhe teksa po shpreheshin në lidhje me hapat që do të ndiqnin në një takim të parë, kur Megi e pyeti Ervinin ai u përgjigj duke thënë se:
Takimin e parë e parashikoj shumë bukur besoj, do njihemi më shumë do argëtohemi. Mund të jetë edhe një hap i hedhur për diçka më shumë.
Moderatorja e pyeti se si mund të përfundojë mbrëmja pas kësaj dhe ai tha se:
Ka shumë versione se si mund të përfundojë mbrëmja. Mendoj se përfundon duke e çuar Aleksandrën në shtëpinë e saj dhe unë pastaj në shtëpinë time. Kontakti i fundit normal që do shkëmbejmë një puthje.
Ervini tregoi se e ka të rëndësishme puthjen në takim të parë dhe shtoi gjithashtu:
Me thënë të drejtën këto gjashtë vitet e fundit askush nuk ka shpëtuar nga unë pa u puthur në takim të parë. Nuk e kam kusht se s’bën këtë gjënë. Thjesht e kam tipin e atillë që nuk shpëton dot femra pa u puth në takim të parë.
Ndër të tjera ai tha se këtë gjë nuk donte ta bënte më dhe po kërkonte të ndryshonte për diçka më serioze.