I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT Ardit Gavani. Ai ka folur më shumë për kërkimet më të shpeshta që shqiptarët bëjnë në “Google”, sidomos tani në kohën e “Big Brother VIP 5”…
Pjesë nga intervista:
Pse shqiptarët janë interesuar më shumë për të mësuar mbi dosjet Epstein kohët e fundit?
Pashë një ngritje interesi të paparë në Shqipëri në kërkimet në “Google”. Unë kam vite që e kam ndjekur si çështje online. Kjo është çështje që është bërë e famshme kohët e fundit. Ka goxha Jeffrey Epstein të tjerë të ngjashëm aty jashtë. Besoj se i pari që e ka përmendur publikisht ka qenë Donald Trump në 2005, ka përmendur emra njerëzish që do kenë shumë probleme me atë ishullin e famshëm që do u dalë këto kohë. Njerëzit atëherë nuk e dinin çfarë ishte. Çuditërisht ka qenë ndër të parë që ka lobuar për hapjen e dosjeve dhe me nxitjen e hapjes së çështjes tek FBI.
Është pak e çuditshme edhe kjo që thotë Departamenti i Shtetit Amerikan, fakti që shumë njerëz përmenden në dosje, nuk do të thotë që janë domosdoshmërisht të përfshirë. Këtë duhet ta përcaktojë gjykata. Ky ka qenë momenti i parë i interesit. Në Shqipëri, shqiptarët u prezantuan kohët e fundit me dosjet Epstein, përveç një numri shumë të vogël që janë të ‘update-uar’ online. Kam përshtypjen që kur bëri emisionin Grida Duma në “Top Story”, kur e lakoi si temë e bëri një emision të tërë, aty e pashë që u bë interesi më i madh online. Pastaj filluan dhe konspiracione të tmerrshme pafund, fantazitë e njerëzve që nuk ndalojnë. /TAR/

