E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë gazetarja e njohur Anduena Llabani, e cila bëri bujë me deklaratën e saj ku tha se kishte konsumuar një drekë me peshk dhe verë në burg me një të dënuar. Si qëndron e vërteta pas kësaj deklarate dhe kush ishte ky i burgosur?

Nuk kam ngrënë karkaleca. Sigurisht që unë thjesht qëndrova në tavolinë se ishte orari i drekës për të. Konsumova diçka sa për të thënë që jam këtu.

Po një gotë verë e konsumove?

Vera ishte shumë e mirë të them të drejtën.

A bëre ‘gëzuar’ me këtë të burgosurin?

Po, patjetër. Për lirimin e tij!