ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë nutricionistja Anisa Kakija, për të folur më shumë mbi mënyrën tonë të të ushqyerit, cilat ushqime janë të dëmshme, por jo vetëm…

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Çfarë i ndodh një njeriu që zgjohet në mëngjes dhe konsumon dy byrek me gjizë, në drekë dy sufllaqe, në darkë një picë dhe në mes vakteve ka konsumuar pije energjike dhe pije me shumë sheqer, por këtë e ka të përditshme?

Anisa: Do shikosh që me kalimin e kohës, ky person ka një tepricë të madhe sheqeri, karbohidratesh, niseshte, nuk ka diferencë mes karbohidratesh dhe nisteshe, është e njëjta gjë, është thjesht një molekulë më e gjatë. Kur flasim për niseshte ose për karbohidrate, janë thjesht shumë molekula sheqeri njëra pas tjetrës, pra flasim për të njëjtën gjë. Dhe kur ti konsumon vetëm atë gjë, nuk ke më hapësirë për proteina, që janë shumë të rëndësishme dhe për yndyra që janë shumë të rëndësishme. Nuk po i jep hapësirë këtyre. Me kalimin e kohës do kesh rezistencë ndaj insulinës dhe në disa raste mund të shkaktojë dhe diabet. Dhe diabeti nuk shfaqet brenda një viti, mund të duhen edhe 15, 20, 25 vite.

Ronaldo: Plaket më shpejt?

Anisa: Absolutisht po.

Ronaldo: I shkëlqen fytyra më pak?

Anisa: Absolutisht po.

Ronaldo: Vdes më shpejt?

Anisa: Po, në nivel qelizor vdes më shpejt. /TAR/