Një grup prej katër grash të reja dhe fëmijët e tyre hëngrën biftekë dhe konsumuan kokteje me vlerë 300 paund, përpara se të largoheshin me vrap pa paguar faturën.
Restoranti “Cheers” u hap në Norwich këtë janar, pas triumfit në dy lokalet e tyre ekzistuese në Thetford dhe “Bury St Edmunds”.
Restoranti i biftekëve e prezanton veten si “një koncept i ndryshëm i ngrënies” dhe “një restorant me stil unik”.
Ndërkohë faqja e tyre e internetit thotë: “Qëllimi i Cheers është ta bëjë çdo përvojë të klientit një përvojë të mrekullueshme dhe emocionuese dhe të shërbejë ushqim me cilësi të mirë. Është një vend i shkëlqyer për pothuajse çdo rast, duke ju ofruar një shërbim të shkëlqyer me shërbim profesional dhe miqësor ndaj klientit, duke e bërë përvojën të paharrueshme”.
“The Sun” shkruan se vendi i ri në Surrey Street ka fituar tashmë vlerësime të shkëlqyera prej 4.7 yjesh në internet, me klientë që e lavdërojnë si ‘të shkëlqyer’ dhe me ‘staf të klasit të parë’.
Por mesa duket, jo çdo klient është i përgatitur të pranojë shërbimin ‘e shkëlqyer’, siç zbuloi pronari i restorantit, Andrea Marinho., në fillim të këtij muaji.
Më 5 tetor, katër gra ishin larguar me vrap nga restoranti pasi kishin konsumuar ushqimin dhe pijet.
Duke folur për “The Sun”, Andrea tha:
“Ato duhet të jenë përgjegjës. Kjo thjesht nuk mund të vazhdojë të ndodhë. Kemi shumë punë për të bërë çdo ditë. Jemi të rinj në Norwich. Ne u hapëm në janar, kështu që është ende e re. Ne ende përpiqemi të sjellim njerëz. Muajt e parë janë gjithmonë një luftë. Gjithmonë ka shumë punë dhe pastaj ndodhin gjëra të tilla. Është frustruese dhe vërtet e trishtueshme. Çfarë lloj modeli janë ato për fëmijët e tyre?”.
Ndërkohë policia vendase po publikon imazhe nga kamerat e sigurisë të katër grave, në mënyrë që të bëhet i mundur identifikimi i tyre dhe kapja.




