Vetëm pak më parë në shtëpinë e “BBV4” ka ardhur një zarf i zi, ku Vëllai i Madh ka marrë një vendim drastik. Jozi përjashtohet nga gara. Për shkak të diskriminimit fyerjes dhe vlerës si popull, për shkak të disrespektit ndaj bashkëkombasve tanë, gjë të cilën e ka bërë Jozi mbrëmjen e djeshme në një debat me Gjestin, ai është përjashtuar. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine”
Menjëherë pas daljes nga shtëpia e “BBV4”, Jozi ka dhënë një intervistë ekskluzive në studion e “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin lidhur me këtë situatë.
Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet. Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë Kosovarët jam unë.
E them me siguri dhe jam unë që mund të tregojë shembull më të mirë për ata nuk është Gjesti se është e thënë që do vij Gjesti dhe do përfaqësojë, mendoj se unë mund ti përfaqësoj më mirë