Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda nuk ngurrojnë ta shprehin edhe në publik dashurinë e madhe për njëri-tjetrin.
Aktualisht ata ndodhen në Turqi, nga ku kanë publikuar disa video në “Instastory”-it e tyre. Çifti më i komentuar i rrjeteve sociale merr gjithmonë vëmendjen me pozat e ëmbla apo edhe komentet pikante.
Ditën e sotme Eros publikoi një video ku partnerja e tij shfaqej në një poster të madh të një ndërtese në Turqi. Duket se ai është ndjerë super krenar për të.
“Krenar për ty”, shkruan futbollisti krahas postimit, të cilin e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.
Nga ana tjetër, as Oriola nuk lë rast pa e mbështetur partnerin e saj dhe është tashmë tifozja e tij më e zjarrtë, e cila krenohet me golat dhe arritjet e tij.