Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj një nga dhuratat më të veçanta dhe më luksoze që ka marrë ndonjëherë.
Bashkëshorti i saj, Kreshniku, e ka surprizuar artisten me një makinë të shtrenjtë “Rolls Royce”, me vlerë që mund të arrijë deri në gjysmë milioni euro, duke e vendosur këtë gjest në listën e dhuratave më ekstravagante të showbizit shqiptar.
Lajmin e ka bërë publik vetë Dafina përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar pamje të makinës së re dhe ka shoqëruar videon me një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e menjëhershme të fansave:
“Ai erdhi me makinën e tij… dhe u sigurua që unë kurrë të mos udhëtoj me diçka më pak.”
Postimi i saj është bërë viral brenda pak minutave. Fansat dhe ndjekësit kanë shpërthyer në komente urimi, duke e përgëzuar Dafinën për dhuratën e veçantë.
Çifti, të cilët janë bërë prindër të një djali, prej kohësh komentohen për harmoninë dhe përkushtimin në marrëdhënien e tyre. Dhurata luksoze e kësaj radhe shihet si një tjetër konfirmim i dashurisë dhe mbështetjes që Kreshniku i jep këngëtares, duke i shtuar edhe më shumë shkëlqim jetës së tyre në qendër të vëmendjes.



