Bonnie Blue, krijuesja britanike e përmbajtjes për të rritur që ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen me deklaratat dhe aktivitetet e saj kontroverse, thotë se është bërë nënë për herë të parë. 27-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Tia Billinger, deklaroi se solli në jetë fëmijën javën e kaluar përmes një operacioni cezarian në Lindo Wing të St Mary’s Hospital në Londër.
Sipas saj, lindja ishte parashikuar fillimisht për në tetor, por fëmija erdhi në jetë para kohe. Blue tha se është siguruar nga mjekët se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. “E dua të qenit nënë dhe fakti që e di se çfarë jete mund t’i ofroj fëmijës tim e bën gjithçka edhe më magjike”, tha ajo.
Lajmin e bëri publik edhe përmes një videoje në TikTok, të regjistruar ndërsa ndodhej në tualet, ku shfaqej duke pirë Pepsi dhe ngrënë bukë të thekur. “Fëmija im është këtu”, shkroi ajo. “Kam lindur, jam mirë, bëra një operacion cezarian. Fëmija është shumë, shumë i shëndetshëm”, deklaroi Blue në video. Ajo bëri të ditur gjithashtu se nuk planifikon ta ushqejë fëmijën me gji, por do të përdorë qumësht formule. Bonnie Blue kishte deklaruar më parë se prej vitesh dëshironte të kishte një fëmijë me bashkëshortin nga i cili tashmë është ndarë. Krijuesja e përmbajtjes për të rritur është bërë e njohur në internet edhe për pretendimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me më shumë se 1 mijë burra brenda 12 orësh.



