Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.

Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatorja Jonida Aliçkolli ka intervistuar finalistin Miri.
“Një nga gjërat është qetësia, edhe jashtë jam shumë i qetë. Nuk dua të reagoj me instiktin e parë, por dua të mendohem pak e pastaj të flas”.

E pyetur për situatën e krevatit me Selin, Miri tha:
“Para se të hyja në “BBV”, të vijnë disa planë, skema në kokë, por kur hapet ajo derë gjithçka harrohet si me buton. Ti hyn në një realitet tjetër. Nuk e kisha menduar që situata e parë do ishte e tillë, një sfidë e fortë.

Ishte faktorizim dhe këtë e them me zë të lartë. Sfida që erdhi u kthye në një strategji loje, mbajti për javë të tëra. Nuk isha gjithmonë fitues, por arrita diskutimet t’i ktheja në anën pozitive”.