Një zbulim revolucionar në fushën e stomatologjisë mund t’u japë fund dhimbjeve, mbushjeve dhe shpenzimeve të larta tek dentisti. Shkencëtarë britanikë kanë zhvilluar një xhel inovativ, që është në gjendje të restaurojë smaltin e dhëmbëve, shtresën e fortë mbrojtëse që, deri më sot, nuk rigjenerohej natyrshëm pasi dëmtohej.
Ky xhel funksionon si një skelet mbështetës që jo vetëm mbron, por edhe forcon dhe “rindërton” strukturën e smaltit, duke e lejuar dhëmbin të vetëriparohet me kalimin e kohës. Shkencëtarët e kanë quajtur këtë shpikje “Kupa e Shenjtë e stomatologjisë”, një arritje që mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si trajtohen dëmtimet dentare.
Shpejtësia me të cilën të moshuarit humbasin dhëmbët lidhet me një rrezik të shtuar për vdekshmëri, tregon një studim i ri. Rezultatet theksojnë rëndësinë e higjienës orale dhe sugjerojnë se humbja e dhëmbëve mund të jetë një tregues i hershëm i problemeve më serioze shëndetësore. Lidhja ndërmjet humbjes së dhëmbëve dhe rrezikut nga vdekja e parakohshme është vërtetuar edhe më herët, njerëzit me më pak dhëmbë kanë probabilitet më të lartë për jetë më të shkurtër. Por deri më tani, pak dihej për ndikimin e shpejtësisë së humbjes së dhëmbëve në këtë lidhje.



