Marrëdhënia e Kris Jenner dhe Corey Gamble është në krizë? Këtij tashethemi i ka kthyer përgjigje një burim i brendshëm për TMZ, i cili ka konfirmuar se 69-vjeçarja dhe 44-vjeçari janë ‘të lumtur dhe më të fortë se kurrë’.

Një ditë më parë, personi i besuar i tha medias se ylli i reality show-t dhe aktori i quajnë këto aludime ‘qesharake’ dhe ‘nuk e kanë idenë se ku filluan thashethemet ose pse disa media i publikuan ato’.

Sipas burimit, e gjithë kjo është ‘shumë qesharake’ për çiftin e njohur “sepse të dy janë të suksesshëm dhe asnjëri nuk e ka mbështetur kurrë tjetrin. Pra, ideja që ai në mënyrë të pashpjegueshme po kërkon një shpërblim për kohën dhe përpjekjet e tij është skandaloze”.

Thashethemet për ndarjen e Kris dhe Corey dolën në sipërfaqe pasi një burim i brendshëm i tha “Radar Online” se aktori është lodhur nga zakoni i nënës për ta qortuar vazhdimisht në publik.

“Ai mendon se meriton një rrogë të mirë. Ai arsyeton se e meriton pasi ka qenë mbrojtësi, partneri i biznesit, asistenti, personi i besuar dhe i dashuri i Krisit”, tha burimi.

Një informator i tha më tej botimit se Corey e sheh veten si “ngjitësi që mban familjen së bashku gjatë të gjitha krizave të tyre”.

Kujtojmë se Kris Jenner dhe Corey Gamble janë bashkë që nga viti 2014.