Duket se raporti mes Mateos dhe Brikenës ka pësuar një krisje ditët e fundit.

Një nga shkaqet duket sikur është hyrja e Brikenës në pishinë pas një basti me Mirin, veprim që Mateo e konsideroi “pa lidhje”. Ai u shpreh se marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar pas disa hatërmbetjeve.

Në diskutim ndërhyri edhe opinionisti Arbër Hajdari, i cili hodhi dyshime për pëlqimin e Mateos ndaj Brikenës dhe e akuzoi se “i ka hyrë vetja në qejf”.

Isha i pari që kam besuar te marrëdhënia jote. Nuk arrin të duash dikë nëse nuk uron të njëjtat arritje që uron për veten. Kam përshtypjen që sjellja dhe qëndrimet e Brikenës kanë qenë korrekte. Ajo ka hyrë për veten dhe ka të drejtë të luajë e të fitojë. Mos u trego mosmirënjohës. Ki respekt dhe më dëgjo deri në fund. Nuk e shoh Mateon të ketë interes për Brikenën. Është e padrejtë të duash të jesh i preferuar dhe të mos urosh të njëjtën gjë për njeriun që ke pranë. Kam dyshime që ke ndjenja për Brikenën”, u shpreh Hajdari.

Nga ana e tij, Mateo mohoi që hatërmbetjet të kenë ardhur për shkak të Mirit. “Situata me Mirin ishte e fundit fare. Karshi Brikenës e kam ulur egon jashtë mase. Xheloz për Brikenën jam, kam të drejtën time t’i them ‘kujdes’. Parimisht e vlerësoj Brikenën si njeri”, tha ai.

Ndërkohë, Brikena reagoi duke thënë se ishte e lumtur për intervistën e Mateos, por pranoi se disa deklarata nuk i kishin pëlqyer. “Nuk më ka ardhur mirë për 2-3 gjëra dhe ia kam thënë. Edhe unë mendoj se Selin është banore e fortë dhe e vlerësoj si vajzë, por pse të mos përmendet edhe emri im? I thashë: pse lë vend për keqkuptime?”, u shpreh ajo.