E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron ka qenë Lorna Hysi. Ish-banorja ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si dhe ka vendosur disa pika mbi ‘i’ në lidhje me disa çështje që ende diskutohen sot.

A beson Lorna tek krisja e raportit Miri-Selin dhe fakti që ata e trajtojnë sikur nuk ekzistojnë për njëri-tjetrin në atë shtëpi?

Nuk e besoj fare. 

A është kjo pjesë e lojës së tyre?

Po, unë mendoj që është pjesë e lojës. Bie pak në kundërshtim në momentin që deri dje Selin thoshte që unë dhe Miri komunikojmë me sy, mund të largoj Gimbon dhe Gretën sepse loja ime është me ty dhe nga hiçi zihen dhe preken dhe nuk flasin. Patjetër që ajo mund të jetë prekur edhe nga ajo çfarë tha i ati i saj, por unë nuk e besoj fare këtë gjënë. Unë mendoj që loja e tyre arriti në një pikë që ishte më mirë që të ishin kundërshtarë në lojë prandaj ata u shkëputën dhe u bënë kundërshtarë. Ajo gjeti dhe aleancën me Gimbon dhe Miri me Rogertin, kështu që e ka parë që brenda kësaj lojë si do të zhvillohet situata e krevatit që mori fund nuk ka më zhvillim situata e krevatit kështu që ishte me interesante që ata të viheshin kundër njëri-tjetrit dhe të mbajnë këtë lojën. Ishte pak herët, por Selin ka dhe një kartë tjetër që mund ta luajë me Gimbon nëse asaj do t’i interesonte. Ata janë thjesht të ndarë për arsye të lojës.