Është shfaqur me një look tërësisht të ndryshuar në premierën e Los Angeles të filmit të saj më të ri “Personal Shopper”.
Kristen Stewart i ka habitur të gjithë të pranishmit kur është shfaqur me flokët të prerë fare shkurt dhe shumë biondë, të cilët kishte menduar t’i kombinonte me një veshje tërësisht të zezë. Prej vitesh Stewart njihet për stilin e saj prej rok-stari, por kurrë më parë nuk kishte guxuar kaq shumë.

Pamja e saj tashmë është shumë larg imazhit me të cilin u bë e njohur në të gjithë botën në filmin “Twilight; një vajzë e thjeshtë, me buzëqeshje të ndrojtur dhe flokë të gjatë.

Filmi më i ri i Stewart, ‘Personal Shopper’ është prezantuar tashmë në Festivalin e Kanës, ku ka fituar “Prix de la mise en scène” dhe në muajin prill pritet të shfaqet në kinematë botërore.
8 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)