Aktorja rrëfen incidentin në një show televiziv
Kristen Stewart ka pasur një incident të vogël gjatë xhirimeve të filmit ‘Breaking Dawn – Pjesa II’, kapitulli i fundit i sagës ‘Twilight’. Aktorja është lënduar në këmbë teksa xhironte një skenë gjuetie si vampirja Bella Swan. Një skenë kjo mjaft e rëndësishëm në film, për të cilën Kristen është impenjuar shumë, aq sa është lënduar.
Në fakt xhirimet kanë përfunduar, por si Stewart dhe Robert Pattinson janë thirrur sërish në Vankuver për të rixhiruar disa skena ,të cilat do të shtohen në montazhin përfundimtarë, e incidenti ka ndodhur gjatë këtyre “perfeksioneve”.
Episodi është rrëfyer nga vetë aktorja, e ftuar nga Jay Leno në ‘Tonight Show’, që transmetohet nga rrjeti televiziv NBC. Në fakt, edhe nëse aktorja nuk do të kishte rrëfyer incidentin e vogël, ishte shumë e lehtë ta kuptoje se diçka nuk shkonte. Kristen ka hyrë në studio pa këpucë me taka dhe ecte në mënyrë të çuditshme.
“Jam lënduar në këmbë gjatë rixhirimeve. Nuk tentova të shmangia këpucët me taka”, ka thënë duke qeshur aktorja, që më tej ka shtuar: “Gjuetia e parë si vampire është shumë e rëndësishme. Doja të jepja maksimumin. Të gjithë kërkonim këtë gjë”.
Dihet tashmë që Kristen e merr tepër seriozisht punën e saj: të mirëinformuarit kujtojnë se edhe në xhirimet e filmit “Borëbardha e gjuetari” ka ndodhur një incident i vogël, por që ka pasur për protagoniste edhe Chris Hemsworth. Nga pakujdesia, aktorja qëlloi me grusht kolegen, gjatë tentativës për ta bërë skenën sa më bindëse. 7 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)