Pas publikimit të lajmit se aktorja e sagës së famshme kinematografike ‘Twilight’, Kristen Stewart kishte tradhtuar të dashurin e saj, aktorin shumë simpatik që luan rolin e vampirit në të njëjtin film, Robert Pattinson, vjen edhe ndjesa zyrtare nga ana e Stewart.


Në një deklaratë për revistën ‘People’, 22-vjeçarja, e cila pak kohë më parë u rendit në vend të parë të listës së ‘Forbes’ si aktorja më e paguar, ka pranuar tradhtinë e saj me producentin e filmit, i cili është 20 vjet më i madh se ajo dhe ka gjithashtu 2 fëmijë.


“Më vjen thellësisht keq për dhimbjen dhe sikletin që u kam shkaktuar njerëzve që më rrinë pranë. Kjo aventurë e momentit vuri në rrezik gjënë më të rëndësishme të jetës sime, njeriun që dua dhe respektoj më shumë, Rob. Më vjen shumë keq”, – është shprehur protagonistja e filmit të ri, “Borëbardha dhe gjahtari”.


26 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)