Pas debatit që pati me Nita Latifin, për të shmangur “konfliktin” Krist Aliaj shkoi të shtrihej, por kjo nuk e pengoi Dea Mishelin që t’i dilte në mbrojtje atij dhe t’ia thoshte dy gjëra Nitës.
Dea gjithashtu debatoi me Nitën, duke i thënë se ajo është shkëputur komplet nga loja dhe në një moment, ngrihet dhe thotë që ajo dhe Kristi po bëjnë lojë.
Dea Mishel shkoi më pas pranë Kristit dhe i tha atij se është e tepërt që e cilësuan si jo njerëzor, vetëm nga një lojë.
Kristi u shpreh se ai gjithmonë është treguar i distancuar, korrekt dhe se ka shmangur debatet, por në fund del jo njerëzor.