Raporti i Kristi Lamajt dhe Ilir Vrenozit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, është me shumë ulje e ngritje. Ata herë pas here debatojnë me njëri-tjetrin, por nuk mungojnë as momentet e bukura mes tyre.
Ditën e sotme, teksa ishin ulur pranë njëri-tjetrit, në një moment Kristi vendos kokën te shpatulla e Ilirit. E teksa fle gjumë, Iliri nis t’i këndojë:
“Atë ditë binte shi kur e varrosëm, sa çudi edhe koha po qan për të. Në asfaltin e lagur unë po vrapoja…”.
Kujtojmë se Vrenozi ka debatuar me Kristin që natën e parë të “Big Brother VIP 5”, kur këngëtari bëri ndarjen e krevateve. Ai vendosi që Iliri të flinte me Armir, por banori refuzoi një gjë të tillë.
Sipas Vrenozit, ai e priti mirë në momentin që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe ai ‘ia futi’ duke e lënë në krevat me një burrë dhe jo vetëm.
Por mes dy banorëve ka patur edhe momente të bukura. Nuk kanë munguar çastet gazmore, kur teksa në shtëpi ka muzikë në sfond, ata kërcejnë dhe vallëzojnë së bashku.


