Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Banorët e parë që e nisën programin ditën e sotme ishin Olta, Kiara me të ftuar Kristin dhe Qetsorin. Kiara e ka pyetur Kristin se çfarë mendon për eleminim e Armaldos mbrëmjen e djeshme, pasi ishin të dy bashkë me Luizin në nominim.

Kristi: Më erdhi keq që iku sepse ishte javë e vështirë për atë dhe ky eleminimi i erdhi si surprizë, nuk e mendoi dh u ndje keq…

Kiara: A mend se ndikove keq në largimin e tij?

Kristi: Po mendoj.

Kiara: Kush më shumë ti apo Luizi?

Kristi: Secili kishte ndikimin e vet…

Vajzat e kanë pyetur Qetsorin se përse zgjodhi në fillim të afrohej me Oltën më shumë se me banorët e tjerë dhe ai është përgjigjur.

Zgjodha Oltën sepse ishte një nënë, nuk mund ti afrohem nje burri edhe me Luizin mund ta kisha bërë, por duke qenë se nëna është më e lënduar mund të isha më pranë saj me biseda familjare sepse do kishte nevoj, më dukej e arsyeshme të prezantoja ndjeshmërinë e familjes dhe bisedat që kemi bërë kanë qenë shumë familjare, mua më ka marr malli për fëmijët e mi dhe atë për djalin e saj…për këtë ndjesi jam afruar me Oltën.