E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Pamela Shqezi, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5”. Si e sheh ajo lojën e banorëve?

Pjesë nga intervista:

Kush e fiton këtë “Big Brother VIP”?

Nuk e kam mendimin për asnjë që do ta fitojë dhe nuk do ia jepja askujt për momentin.

Pse duhet ta fitojë Brikena?

Nuk duhet ta fitojë Brikena.

Pse duhet ta fitojë Kristi?

Kristi jo e jo.

Pse duhet ta fitojë Miri?

As Miri.

Pse duhet ta fitojë Selin?

Te Selin qëndrojmë pak sepse më pëlqen pak më shumë. E shoh në finale, nuk e di për pjesën e fitores. Shpresoj që të na japë edhe më shumë emocione, te pjesa me Gimbon, sepse duam ta shohim të plotë tablonë e Selin. Mendoj se është mirë me debatet, është një vajzë interesante, është një vajzë që lufton, është thjesht 23 vjeçe. Kështu që mendoj se është goxha e fortë. Mund të hyjë edhe dikush tjetër që është shumë i fortë dhe mund të marrë rolin e fituesit. Nuk i dihet se çfarë ndodh. Por për momentin jemi të gjithë të dyjëzuar, nuk kemi një fitues. /TAR/