Pak minuta më parë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ka hyrë një zarf i zi.
“Banorë, Vëllai i Madh iu njofton se konkurrenti Kristi Lamaj u largua nga shtëpia e “Big Brother”. Në takimin e sotëm do të kuptoni se çfarë ndodhi”, shkruhej në zarf.
Kujtojmë se Kristi u hodh nga muri pas një debati të fortë që pati me Mirin, të cilin e lagu edhe me ujë.
Madje gjatë një bisede që pati me Selin pas debatit me Mirin, ai i tha banores se ka dashur gjithmonë që të ishte në një nominim kokë me kokë me banorin.
Gjithashtu kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Kristi bën një veprim të tillë, pasi edhe pak javë më parë ai doli nga muri, ku mori dhe një paralajmërim nga Vëllai i Madh.



