Revista “GQ” e konsideroi si një ndër skenat e seksit më të shëmtuara në histori ndërsa kritikët e kanë konsideruar se shfaqja vjen më shumë si porno imorale dhe torturuese dhe se ishte shqetësuese në mënyrës se si paraqiste gratë.

“The Idol”, drama e HBO, në të cilën marrin pjesë Lily-Rose Depp dhe The Weeknd, është ndërprerë pas një sezoni transmetimi.

Pas shumë mendimesh dhe konsiderate, HBO, së bashku me krijuesit dhe producentët kanë vendosur të mos vijojnë me sezonin e dytë të “The Idol“, ka thënë një zëdhënës i HBO për Variety. “Ju jemi shumë mirënjohës krijuesve, kastit dhe të gjithë skuadrës për punën e palodhur“.

Ky lajm nuk është aspak surprizë, pasi seriali me pesë episode, në të cilën shfaqet ylli më i ri i Hollivud, ka marrë shumë pak vlerësime dhe është përshkruar si programi më i keq i bërë ndonjëherë.

Seriali tregon historinë e Jocelyn (e luajtur nga Lily-Rose Depp), një yll i ri i muzikës pop, e cila po planifikonte rikthimin pas anulimit të turneut. Ajo tërhiqet emocionalisht nga drejtuesi i një klubi nate, Tedros, i luajtur nga The Weeknd.

Depp u shpreh se ky ishte një ndër projektet më të rëndësishëm që kishte bërë deri tani dhe ndihej shume krenare por fatkeqsisht është përballur me kritika tepër të ashpra.