Krist Aliaj dhe Keisi Medini kanë qëndruar larg njëri-tjetrit këto kohët e fundit. Por mbrëmë ata kanë diskutuar shumë në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Keisi i shprehu Kristit shqetësimet dhe mos pëlqimin e veprimeve të tij kundrejt saj.

Nga ana tjetër, Kristi e ka pyetur nëse asaj do i vinte keq që nuk kanë ndenjur shumë bashkë gjatë këtyre ditëve nëse ai do dilte të shtunën.

Keisi ka thënë se  ka qarë prej kësaj situate dhe fakti që këto ditë nuk ka qenë mirë, bën të duket sikur nuk po i rri atij afër, por ata të dy kuptohen me një shikim.

Ajo shtoi se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se banorët nuk kanë pse ndërhyjnë në këtë pjesë.