Që nga viti 2018 ajo është cilësuar si “tifozja më seksi” dhe në këtë Botëror arriti që të rikthente gjithë vëmendjen te vetja. Është fjala për Ivana Knoll, e cila tre javësh ka qenë kryefjalë e mediave.
Këtë të martë ishte gjysmëfinalja e parë e Katarit 2022 mes Argjentinës dhe Kroacisë dhe si në çdo ndeshje të skuadrës europiane, modelja kroate ishte një nga personat më të kërkuar, sidomos nga tifozët që donin t’i merrnin një foto bukuroshes.
Por në fund të ndeshjes ajo nuk ishte e buzëqeshur si në raste të tjera, pasi kombëtarja e vendit të saj u eliminua. Ajo nuk i rezistoi dot dëshirës për të kritikuar Kombëtaren e Argjentinës së Lionel Messit.
Në dalje të stadiumit “Lusail”, ku Kroacia humbi 3-0, modelja dhe influencuesja nuk e fshehu acarimin e saj dhe rrëfeu se ishte e pikëlluar për humbjen, pasi siguroi se Argjentina nuk është një ekip i mirë, përveç faktit se kroatët patën një ditë të keqe.
“Unë nuk mendoj se Argjentina është një ekip aq i mirë, prandaj. Nuk patëm një ditë të mirë, por një ditë të keqe, kjo është e gjitha”, tha modelja në një video të publikuar nga TUDN.