Kristi dhe Krusita kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin që ditët e para që këngëtarja u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Edhe pse janë shumë të afërt, që të dy kanë paqartësi mbi sinqeritetin e ndjenjave mes tyre.

Pas spektaklit të mbrëmjes të së shtunës, në orët e para të mëngjes Krusita i ka kërkuar Kristit një përqafim ku ky i fundit ka shkuar drejt saj edhe e ka puthur në ballë.

Ndërkohë kujtojmë se teksa afrimiteti i tyre u diskutua në Prime, të dy kanë deklaruar se mes tyre ekziston një marrëdhënie e mirë dhe një kimi e dukshme.

Krusita u shpreh se nuk ka ndjenja romantike për Kristin, por pranoi se afrimi dhe kimia mes tyre janë reale.

Ndërsa nga ana tjetër, Kristi ka pohuar se ndjen një pëlqim për Krusitën, por theksoi se nuk dëshiron t’a përdorë një lidhje si kartë loje brenda shtëpisë.

Lidhur me këtë raport mes dy këngëtarëve, disa prej banorëve mbeten skeptikë, duke ngritur dyshime se afrimi i tij mund të jetë strategjik dhe i përdorur në funksion të lojës.