Fero dhe Arbenita, të cilët u martuan në dhjetor të vitit 2022 dhe përmbyllën gjithçka me divorc në vitin 2023 kanë kaluar një periudhë shumë të vështirë më pas me njër-tjetrin, e cila përfshiu akuzat për dhunë në familje nga ana e Feros dhe më pas një tjetër çështje që mori vëmendje të madhe ishte edhe kujdestaria e vajzës së tyre. Mirëpo që pas këtyre ngjarjeve, Fero vendosi të largohej nga muzika dhe të përkushtohet në praktikimin e fesë islame.
Mesa duket së fundmi ai ka ndryshuar mendjen sa i përket muzikës pasi ditën e djeshme ai publikoi disa pjesë të projektit më të ri muzikor, tek e cila duket se i drejtohet ish-partneres së tij Arbenita Ismajlit, proceseve ligjore rreth kujdestarisë së vajzës, e po ashtu edhe personave të tjerë. Konkretisht motrën e presidentes Vjosa Osmani, pasi ajo është avokatja e ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.
“Se kam pa qikën që tetë muaj, k**va po bën skena, i çoj të fala motrës së presidentes, leku i prostitutës është më i fortë se i Feros”,- thotë Fero në këngë.

