Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka uruar përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025, Beatriçen dhe Kolën, të cilët do të performojnë sonte në këtë ngjarje prestigjioze në Zvicër.
Me një postim në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë i uron suksese artistëve të talentuar, duke u bërë thirrje gjithë shqiptarëve të mbështesin përfaqësuesit tanë në këtë garë ndërkombëtare.
“MIRËMËNGJES 🇦🇱
dhe duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë💪”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale..