Një 36-vjeçar, punonjës i shërbimit të urgjencës mjekësore në kontenë e Baltimorës, në Shtetet e Bashkuara, është dënuar me 25 vite burg pasi masturbonte dhe ejakulonte në ushqimin e kolegëve të tij, ndërsa veprimet i regjistronte në video. Sipas informacioneve, Christopher Carroll dyshohet se kishte realizuar të paktën 64 video të tilla, të cilat i shiste në internet për 7 dollarë secila.

Siç raporton media TMZ, Carroll u dënua pasi në gusht të këtij viti kishte pranuar fajësinë për tri akuza që lidhen me detyrimin e personave të tjerë për të gëlltitur lëngje trupore.

Gjatë seancës gjyqësore, ndihmësprokurori i kontesë së Baltimorës, Logan Fry, zbuloi se autoritetet kishin në dispozicion të paktën tri video, në të cilat Carroll shihej duke ejakuluar dhe urinuar në ambiente në pronësi të kontesë, pa dijeninë dhe pëlqimin e kolegëve të tij.

Gjatë gjyqit u bë e ditur gjithashtu se 36-vjeçari urinonte edhe brenda makinës që përdorej për prodhimin e kubave të akullit. Çështja u zbulua pas një hetimi disa mujor mbi sjelljen e dyshuar të punonjësit të shërbimit të urgjencës mjekësore. Fillimisht, ndaj tij ishin ngritur 20 akuza, si dhe tri akuza të tjera për dëmtim të qëllimshëm të pronës së tjetrit.

Megjithatë, në kuadër të marrëveshjes së arritur me prokurorinë, ku ai pranoi fajësinë për tri akuzat që lidhen me lëngjet trupore, akuzat e tjera u tërhoqën. Procesi gjyqësor përfundoi sot me dhënien e dënimit prej 25 vitesh burgim.